
Boksi rikthehet në programi Olimpik
Edhe zyrtarisht boksi është rikthyer në programin olimpik.
Vendimi u mor sot nga sesioni i 144-të i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që po mbahet në Costa Navarino të Greqisë.
Vendimi u bazua në propozimin e Bordit Ekzekutiv të IOC-së, pas rekomandimit nga Komisioni i Programit Olimpik, dhe njohjes së përkohshme të “World Boxing” si Federata Ndërkombëtare brenda Lëvizjes Olimpike, që qeveris sportin e boksit në nivel botëror.
Pjesë e “World Boxing” është edhe Federata e Boksit e Kosovës, anëtarësim ky që i hapi rrugën boksierëve tanë të kërkojnë kualifikimin në LO LA28. “World Boxing” momentalisht ka 88 federata anëtare.