Boban dhe sulmi i ashpër ndaj Donnarummës: Nuk e di nëse është ende milanist, për mua ai është…

Boban dhe sulmi i ashpër ndaj Donnarummës: Nuk e di nëse është ende milanist, për mua ai është…

Gianluigi Donnarumma ka dhënë kontributin e tij në arritjen e finales së Ligës së Kampionëve të siguruar nga Paris Saint-Germain.

Skuadra franceze mundi Arsenalin në gjysmëfinale dhe siguroi vendin në ndeshjen vendimtare kundër Interit të Simone Inzaghit (fitues ndaj Barcelonës një ditë më parë) të planifikuar për 31 maj në Mynih.

Një lloj ‘derbi’ për portierin e kombëtares italiane dhe ish-lojtarin e Milanit, i cili u largua në transfertë të lirë në vitin 2021.

Dhe pikërisht për këtë vendim, Donnarumma po ‘sulmohet’ tani nga një tjetër ish-lojtar i kuqezinjve si Zvonimir Boban: “A është ende një milanist? Nuk e di, është e vështirë ta them. Ishte një histori e dhimbshme, aspak dinjitoze”, ka thënë ish-mesfushori kroat për “Sky Sport” pas ndeshjes së kthimit mes PSG – Arsenal.

“Tani nuk dua t’ia hedh fajin një djali që ishte rreth njëzet vjeç, por edhe ti mendo për këtë dhe mendo për ato ngjyra që ke veshur për kaq shumë kohë dhe për klubin që të ka stërvitur”.

“Të largohesh kështu për mua është e pafalshme. Thënë këtë, ai është një fenomen, ka qenë gjithmonë i destinuar për sukses dhe është mirë ta shohësh duke folur kështu”.

Edhe Fabio Capello është në të njëjtën gjatësi vale: “Donnarumma u largua keq nga Milani, në një mënyrë që nuk ishte e duhura. Por si lojtar është një lojtar i madh, i luan ndeshjet me kujdes dhe ka aftësi të jashtëzakonshme akrobatike”.

Share This