Boateng zbulon: Isha i detyruar të gënjeja duke thënë se Messi është më i miri
Kevin-Prince Boateng ka deklaruar se është detyruar të gënjejë duke thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë në kohën kur ishte tek Barcelona.
Ne një intervistë të dhënë për podcasting “VIBE” të Rio Ferdinand, ish-mesfushori i Barcelonës dhe Milanit është shprehur se ka tjetër mendim sa i përket lojtarit më të mire.
“Ajo ka qenë një nga gënjeshtrat më të mëdha të jetës sime. Mbaj mend ditën kur mbërrita në Barcelonë, ishte gjëja e parë që më pyetën. Më duhej të gënjeja dhe u përgjigja: Lionel Messi. Unë gjithmonë them të vërtetën, por ishte mënyra e vetme që unë të vishja fanellën e Barçës. Kur kam qenë i vogël gjithmonë kam mbështetur Real Madridin, e dua Cristiano Ronaldon, mendoj se është lojtari më i mirë në botë”.
Kevin-Prince Boateng ka luajtur për Barcelonën në periudhën janar-qershor të vitit 2019 duke u aktivizuar në vetëm tre ndeshje.