Blatter deklarohet i pafajshëm në rigjykim

Blatter deklarohet i pafajshëm në rigjykim

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka deklaruar se është i pafajshëm gjatë paraqitjes së tij në një gjykatë zvicerane të hënën, ku u gjend përballë akuzave për mashtrim së bashku me ish-yllin e futbollit francez, Michel Platini.

Ky proces vjen dy vjet e gjysmë pasi të dy u shpallën të pafajshëm në një gjykatë më të ulët në Zvicër.

Blatter dhe Platini ishin liruan nga akuzat në vitin 2022, pas një hetimi shtatëvjeçar mbi një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane (2.22 milionë dollarë).

Megjithatë, prokuroria federale zvicerane kishte apeluar vendimin, duke çuar çështjen në një rigjykim në Dhomën e Jashtëzakonshme të Apelit të Gjykatës Penale të Zvicrës në Muttenz, pranë Basel.

Tetëdhjetë e tetë vjeçari ka thënë para gjykatës se nuk ka kryer asnjë mashtrim.

“Kur flisni për gënjeshtra, mashtrime dhe mashtrim, kjo nuk më përket mua. Kjo nuk ka ekzistuar kurrë në jetën time”, është shprehur ai. “Në familjen time kemi pasur parime: marrim vetëm paratë që kemi fituar me ndershmëri. Jam i pafajshëm”. 

Sipas aktakuzës së vitit 2022, Blatter dhe Platini akuzoheshin për mashtrimin e stafit të FIFA-s në vitet 2010 dhe 2011, duke pretenduar në mënyrë të rreme se FIFA i detyrohej Platinit  2 milionë frangash për punë këshillimore.

Blatter dhe Platini u pezulluan nga çdo aktivitet futbollistik nga FIFA në vitin 2015 për shkelje etike, fillimisht me një dënim tetëvjeçar, i cili më pas u reduktua.

Vendimi pritet të shpallet më 25 mars.

Share This