Biznesmenët e Drenasit mbështesin fuqishëm FC Feronikeli 74
FC Feronikeli 74 po përjeton një fazë të re dhe emocionuese falë bashkëpunimit me bizneset më të mëdha dhe të njohura të Komunës së Drenasit.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” është ndjerë një frymë e re, ku personalitetet më të suksesshme të biznesit janë bashkuar për të mbështetur dhe drejtuar klubin e zemrës së tyre.
“Kampionët e biznesit, Sokol Gashani, Ekrem Elshani, Mehdi Gjoka, Qazim Asllani, Petrit Leku, Bedri Gllareva, Erlind Krasniqi, Burim Bujupi, Musa Binaku, dhe të tjerë, kanë vendosur t’i japin FC Feronikeli 74 mbështetjen e tyre të plotë. Këta liderë të suksesshëm, të njohur jo vetëm në Drenas por edhe në të gjithë Kosovën, tani janë flamurtarët e suksesit të klubit tonë. Ky bashkëpunim i ri pritet të sjellë një energji të freskët dhe një rikthim të frymës fitimtare në klub”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
FC Feronikeli 74 synon të rikthehet në majat e suksesit, duke përmbushur dëshirat e zjarrta të lojtarëve, stafit të klubit dhe tifozëve besnikë.
“Ne i gëzohemi kësaj faze të re dhe jemi të sigurt se me këtë mbështetje të fortë, FC Feronikeli 74 do të rikthehet në vendin që e meriton. Le të festojmë së bashku frymën e kampionit dhe sukseseve të ardhshme!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit nga Drenasi.