Bislimi takon zyrtaren e BE-së, flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Bislimi takon zyrtaren e BE-së, flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcová Šutiaková.

Me zyrtaren nga Bashkimi Evropian zëvendëskryeministri Bislimi bisedoi rreth aktualitetit dhe zhvillimeve në vend dhe rajon, si dhe për rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

“Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më shumë të punës, të fokusuar tek punësimi i grave dhe të rinjve, e ku niveli i papunësisë është ulur nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Zëvendëskryeministri theksoi edhe nevojën për heqjen e masave të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e tyre.

Share This