Bislimi: Aeroporti `Adem Jashari` po rritet e zgjerohet

Bislimi: Aeroporti `Adem Jashari` po rritet e zgjerohet

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” “po rritet e zgjerohet”.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet. Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, ka shkruar Bislimi në rrjetin social Facebook.

Tutje Bislimi ka thënë se “këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim”.

Po ashtu ai ka njoftuar se tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit.

Ndërsa Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se me rritjen e numrit të pasagjerëve të viteve të fundit, shtimi i portave në ANP “Adem Jashari” ishte bërë domosdoshmëri.

“Nga kjo javë, aeroporti do të ketë edhe 4 porta të reja, përmes së cilave shtohet kapaciteti i pasagjerëve”, ka shkruar Murati në Facebook.

Share This