Bisedimet e paqes në Stamboll- Putin nuk merr pjesë, tërhiqet edhe Zelensky

Bisedimet e paqes në Stamboll- Putin nuk merr pjesë, tërhiqet edhe Zelensky

Presidenti Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Ukrainën që do të zhvillohen këtë të enjte (15 maj) në Stamboll.

Menjëherë pas njoftimit të Kremlinit, një zyrtar amerikan tha se edhe presidenti amerikan Donald Trump nuk do të merrte pjesë në bisedime. Ai më parë kishte sugjeruar se do të udhëtonte për në Turqi vetëm nëse Putini do të ishte i pranishëm.

Presidenti ukrainas, Zelensky do të jetë sot në kryeqytetin turk, Ankara, për t’u takuar me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, mirëpo edhe ai ka thënë se do të merrte pjesë në bisedimet me Rusinë në Stamboll, por vetëm nëse Putini do të ishte atje.

Këshilltari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, ka deklaruar se nëse presidenti rus nuk shkon në Stamboll për takimin me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, atëherë negociatat mund të anulohen.

Zelenskyy e sfidoi Putinin në një takim ballë për ballë në Turqi, pasi udhëheqësi rus bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë në Stamboll.

Putin dhe Zelensky nuk janë takuar personalisht që nga dhjetori i vitit 2019. /rtsh/

Share This