Biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki po ndërrohen me “Smart” e “Iphone”
Biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki më 12 Tetor u shitën në kohë rekord në mënyrë zyrtare e kjo vetëm që të lulëzojë shitja e tyre në tregun e zi.
Tifozët e vërtetë nuk mundën të siguronin një biletë për ndeshjen teksa çmimi i biletave për ndeshjen tashmë ka thyer çdo pritshmëri duke e kthyer situatën në biznes.
Rrjetet sociale po lulëzojnë me oferta të çmendura që nga ndërrimi i biletave me mjete Smart, apo iPhone 15. Disa të tjerë i shesin me 1000€ e disa të tjerë me çmime pak më të larta se çmimet me të cilat janë blerë zyrtarisht.
Sipas raportimeve janë edhe tifozët shqiptarë të Kosovës që do të jenë të pranishëm masivisht në stadium, teksa situata ka dalë jashtë kontrollit dhe kërkohet ndërhyrje nga autoritetet për masakrimin e tregut të biletave në lojën e pisët që po zhvillohet me shitjen e tyre. /JOQ