Bilbao trondit Atletico Madridin, 90-të minuta larg finales

Bilbao trondit Atletico Madridin, 90-të minuta larg finales

Athletic Bilbao ka bërë hapin e madh për në finalen e Kupës së Mbretit, pasi sonte mundi në udhëtim Atletico Madridin, me rezultat 0-1, në gjysmëfinalen e kësaj gare.

Përballja mes madrilenëve dhe baskëve, ka prodhuar një superndeshje anipse u shënua vetëm një gol.

Berenguer (25’), realizoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën mike.

Të përzgjedhurit e Atletico Madridit pasi pranuan golin, me gjithë “arsenalin” e tyre e kërkuan rrugën e golit, por assesi baskët nuk u thyen të cilët tashmë janë afër finales pasi që duelin kthyese e luajnë para tifozëve të tyre.

Share This