Stefano Pioli nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit kombëtar italian. Ai i ka dhënë fjalën Fiorentinës dhe do të kthehet te skuadra “vjollcë” pas 6 vitesh. Në këtë pikë, pas refuzimit të Ranierit, për Gravinën dhe drejtuesit e federatës italiane të futbollit është koha për të reflektuar.
Në FIGC i kanë dhënë vetes 48 orë për të zgjedhur emrin që do të zëvendësojë Spallettin. Karakteristikat tani janë të qarta: një trajner jo i fiksuar pas taktikave dhe me gjykim të shëndoshë. Është e vështirë të gjesh një emër të besueshëm. Ancelotti dhe Allegri, njerëzit e përsosur për rolin, tashmë kanë zgjedhur diçka tjetër.
Mancini mbetet alternativë, por marrëdhëniet me Gravinën sigurisht që nuk janë idilike pas lamtumirës së tij me ekipin kombëtar. Trajneri i Euro 2020 praktikisht është vetënominuar ditët e fundit.
Në këtë pikë, 3 emra mbeten në garë: Fabio Cannavaro, Daniele De Rossi dhe Rino Gattuso. Në Federatë, kanë kapërcyer dyshimet që lidhen me moshën relativisht të re të kandidatëve. Ata janë 3 heronj të vitit 2006.