Bie Gjermania, Spanja në gjysmëfinalen e Evropianit

Bie Gjermania, Spanja në gjysmëfinalen e Evropianit

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’ duke mundur Gjermaninë, me rezultat 2-1 pas lojës shtesë, pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1, të premten mbrëma në Stuttgart Arena, në sfidën e parë të çerekfinales së këtij Evropiani.

Dueli mes këtyre dy kombëtareve të mëdha ka dhuruar një sfida drithëruese me aksion të mira dhe raste të shumta për gola.

Olmo (52’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Spanjën në epërsi prej 1-0, derisa Wirtz (89’), barazoi shifrat në 1-1, duke e kthyer Gjermaninë në lojë, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt.

Lojë dramatike është zhvilluar edhe në lojën shtesë dy herë nga 15-të minuta.

Hero i Spanjës doli të jetë Merino (119’), i cili shënoi golin e fitores së spanjollëve prej 2-1.

Përfundimisht Spanja kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes Portugali-Francë që nis pas pak minutash, kurse, Gjermani këtu mbyll aventurën në EURO 2024.

Share This