Bie alarmi në Francë, PSG tani rrezikon eliminimin
“L’Equipe” ka kujtuar vështirësitë e PSG-së në ndeshjet jashtë fushe në Ligën e Kampionëve.
“Le Parisien” nënvizon rrezikun real që skuadra e Luis Enrique mund të largohet nga Evropa, tashmë që në raundin e parë. Kur e mendon, që një fitore në San Siro do i kishte dhënë skuadrës parisiene kualifikimin në fazën e 16-shes, çfarë paradoksi!
Sigurisht, PSG-ja mund të festojë për raundin e 16-shes nëse mposht Neëcastle në shtëpi dhe Milani humbet në San Siro kundër Borussia Dortmund. Por nëse kjo zgjidhje nuk ndodh, ndeshja e fundit në Gjermani, në turin e fundit, do të bëhej vendimtare.
Tashmë renditja është: Borussia 7 pikë, PSG 6, Milan 5, Neëcastle 4. Me pak fjalë, gjithçka është ende e hapur, duke qenë se kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të grupit. Francezët janë përpara kuqezinjve në ndeshjet kokë më kokë (për shkak të diferencës së golave) ndërkohë që e kanë të vështirë të kalojnë përpara skuadrës angleze që fitoi 4-1 në shtëpi.
Me Dortmundin gjithçka është për t’u vlerësuar në ndeshjen e fundit, duke qenë se në Paris mundi skuadrën e Terzic me rezultatin 2-0. Me pak fjalë, situata u ndërlikua pikërisht kur u duk si një formalitet.