Biden njofton se javën e ardhshme do ta mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, njofton se javën e ardhshme do ta presë, siç tha, mikun e tij – Presidentin e Ukrainës, Zelenskyyn në Shtëpinë e Bardhë.
“Gjatë vizitës së tij, unë do të riafirmoj përkushtimin e Amerikës për të mbështetur Ukrainën teksa ajo mbron lirinë dhe pavarësinë e saj”, shkroi Biden në platfomën X.