Biden dhe Lula do të diskutojnë për zgjedhjet e Venezuelës të martën
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dhe homologu i tij amerikan, Joe Biden do të flasin të martën në telefon.
Burimet braziliane për Reuters thanë se telefonata do të fokusohet në zgjedhjet e kontestuara presidenciale të Venezuelës.
Thirrja do të mbahet në orën 14:30, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë braziliane, të cilat nuk dhanë detaje për temat që kanë për t’u diskutuar.
Sipas burimeve braziliane, thirrja ishte planifikuar me kërkesë të qeverisë amerikane, pasi ajo kërkon vlerësimin e Brazilit për rezultatet e zgjedhjeve në Venezuelën fqinje, shkruan Reuters.