“Betejë” në Londër për Benzeman
Chelsea dhe Arsenali kërkojnë të kenë në skuadër Benzeman.
Francezi akutalisht nuk i është bashkuar Al Itihadit në përgatitjet në prag të sezonit, për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit. E duke patur mungesa në sulm, të dyja skuadrat londineze kërkojnë ta marrin në formë huazimi sulmuesin francez.
Arsenali i bashkohet interesimit të Chelseat për të marrë Karim Benzeman. Në fakt Chelsea ishte klubi i parë i interesuar për Benzemanë, por në orët e fundit këtij interesimi i është bashkuar edhe Arsenali.
Ish-lojtari i Madridit pëlqehet si nga Mikel Arteta ashtu edhe nga Mauricio Pochettino. Të dy kanë probleme në sulm dhe do ta mirëprisnin huazimin e francezit. Për momentin, Benzema është i mënjanuar nga Al Ittihadi, për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit.
Ai nuk po stërvitet me ekipin në Dubai në këtë pragsezoni dhe nuk ka asnjë lajm prej tij që kur u largua nga Jeddah në prag të Krishtlindjeve.
Momentalisht francezi ndodhet në Mauritius, ku një tajfun e ka penguar të largohet nga atje. Të paktën kështu është raportuar në Arabinë Saudite. Ndërkohë, Chelsea dhe Arsenal po përpiqen të përforcohen tani në merkaton dimërore.
“Bluve” u mungon Jackson, i aktivizuar në Kupën e Afrikës me Senegalin, Nkunku është jashtë formacioni për shkak dëmtimi, dhe drejtuesit e skuadrës po kërkojnë në merkato një zgjidhje urgjente për sulmin e tyre. Benzema do të ishte ideali.
Por edhe Arsenali është në të njëjtën situatë. Problemet fizike të Gabriel Jesus janë të përsëritura, Havertz përfundimisht nuk bindi e Nketiah nuk e kënaq më Artetën. Për këtë arsye, Arsenali po konsideron një ofertë për Benzeman.
Nuk është hera e parë që Chelsea dhe Arsenali kërkojnë të njëjtin lojtar. Një nga të fundit, ishte Mudryk, i cili përfundoi në Stamford Bridge edhe pse ishte shumë pranë Emirateve.