“Beteja e fundit”, Cristiano Ronaldo kërkon pagat e tij nga Juventusi
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, avokatët e Cristiano Ronaldo dhe Juventusit do të japin deklaratën e tyre përfundimtare sot në një betejë ligjore, ku portugezi kërkon 19.5 milionë euro për pagat e papaguara.
Ronaldo ka ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-klubit të tij duke prenteduar se bardhezinjtë i detyrohen ende 19.5 milionë euro nga manovra e dytë e pagave në sezononin 2020-2021.
Nga ana tjetër, Juventus beson se Ronaldo nuk ka të drejtë të kërkojë një tarifë të tillë pasi ai praktikisht hoqi dorë nga paga e papaguar kur u transferua te Manchester United në verën e vitit 2021. Dy palët kanë kaluar në fazën përfundimtare të betejës ligjore dhe do të japin fjalën e tyre përfundimtare në Gjykatën e Arbitrazhit ditën e mërkurë, më 20 dhjetor 2023.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, mund të ketë një seancë të mëtejshme në janar të 2024, por ende nuk është e sigurt nëse do të ndodhë, ndërsa Gjykata e Arbritrazhit do të nxjerrë vendimin e saj në prill 2024.