“Besoj tek Evropa”, Pochettino nuk dorëzohet, flet edhe për të ardhmen e tij

“Besoj tek Evropa”, Pochettino nuk dorëzohet, flet edhe për të ardhmen e tij

Mauricio Pochettino, trajneri i Chelsea-t, në vigjilje të sfidës kundër Brighton, foli për rëndësinë e këtij takimi, por dhe për të ardhmen e tij:

“Është e rëndësishme të jemi të fortë mentalisht, të besojmë se mund të arrijmë në Evropë. Do të jenë dy ndeshje me të vërtetë të vështira, por gjëja më e rëndësishme është të besosh. Po bëjmë mirë, po ecim me të vërtetë mirë.

E ardhmja? Nuk kam thënë kurrë që nuk po mendoj për të ardhmen. Mendoj për të ardhmen, plani është që të nisim fazën përgatitore. Nuk varet vetëm nga unë nëse do të jem këtu apo jo. Jam argëtuar shumë në 50 ndeshjet e mia të para te Chelsea. Tani jemi shumë më mirë, kur fiton të gjithë argëtohen”, u shpreh Pochettino.

Share This