Beshiktashi vendos për të ardhmen e Muçit, shqiptari zyrarisht në shitje… për çmimin e duhur
Drejtuesit e Beshiktashit kanë marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së Muçit në Stamboll.
Sipas medieve turke 23-vjeçari është në shitje.
Për momentin klubi turk nuk kërkon që të ekspozohet shumë sa i përket kësaj teme pasi për lojtarin 12 muaj më parë ka shpenzuar plot 10 milionë euro.
Disa klube kanë bërë një hap përpara sa i përket interesit të shfaqur për Muçin, por oferta e tyre financiare nuk ka qenë e mjaftueshme për Beshiktashin për të lënë të lirë talnetin kuqezi.
Muçi po kalon një moment pozitiv në Turqi pasi në takimin e fundit arriti të shënonte golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1-1 me ekipin e Rizespor.