Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete
Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari, Besarta Jashari, do të jetë në garë për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Besarta është vajza e vetme e familjes Jashari e cila kishte shpëtuar gjatë marsit të vitit 1998, në sulmin e forcave serbe kundër familjes Jashari në Prekazin heroik.
Kështu mëson ekskluzivisht Klankosova.tv brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku Jashari do të jetë e katërta në listë.