Bërryl kokës Alvarez, Raphinha merr karton të kuq dhe lë Barçën me dhjetë lojtarë

Bërryl kokës Alvarez, Raphinha merr karton të kuq dhe lë Barçën me dhjetë lojtarë

Getafe-Barcelona janë duke u përballur për javën e parë të La Liga.

Me ndeshjen që ndodhej në barazim pa gola, Raphinha bëri një veprim aspak sportiv, ndërsa godit me bërryl në kokë mbrojtësin e vendasve, Alvarez.

Pas këtij veprimi të brazilianit, arbitri dha menjëherë karton të kuq, me Barçën që mbeti me dhjetë lojtarë në fushën e lojës.

Share This