Bernardo Silva tregohet pesimist: Fati ynë vendoset nga ndeshja Arsenal dhe Liverpool
Barazimi pa gola me Arsenal-in mund të konsiderohet si një hap negative në qëllimin e Manchestre City-t për të rifituar titullin e Premier League.
Duke folur për mediat, pas këtij takimi Bernardo Silva u shpreh se tashmë fati i tyre varet nga Liverpool dhe Arsenal, me dy klubet në fjalë që renditen respektivisht në vend të parë dhe të dytë.
“Ishte një ndeshje e vështirë sepse luajtëm kundër një ekipi të madh. Arsenal-i është shumë mirë i organizuar, shumë konkurrues dhe luan me një ritëm të lartë dhe mendoj se ndeshja mund të kishte shkuar në çdo mënyrë, kjo është ajo që ne e ndjemë nga fusha. Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër skuadrave që mbrohen kaq shumë dhe nuk ishte e lehtë të krijonim raste për t’u dhënë sulmuesve tanë mundësinë për të shënuar.
Shumë gjëra mund të ndodhin tani dhe fati ynë nuk varet nga ne më. Ne varemi nga Liverpool-i dhe Arsenal-i tani, kështu që ne kemi nevojë që ata të lënë pike dhe njëkohësisht që ne t’i fitojmë ndeshjet tona”, u shpreh mesfushori i Manchester City-t.