Berisha për Taren: Do t’i japë një dorë të madhe Milanit

Berisha për Taren: Do t’i japë një dorë të madhe Milanit

Etrit Berisha, portieri që ka veshur fanellën e Lazios, është një nga bastet e shumta të fituara nga Igli Tare gjatë aventurës së tij në kryeqytet.

Sot, lojtari i lindur në vitin 1989, që aktualisht luan për Hacken në Suedi foli për drejtorin e ri sportiv të Milanit.

“Tare te Lazio bëri një punë të shkëlqyer nga të gjitha këndvështrimet. Ai shpenzoi pak, duke sjellë lojtarë të fortë dhe duke e mbajtur skuadrën konkurruese dhe duke fituar. Fitoi Kupën e Italisë, Superkupën, madje ishte afër fitimit të titullit kampion në 2019/20. Unë do të thosha se me këto shifra ai ka të gjitha kredencialet për të punuar te Milani dhe mendoj se do të jetë një ndihmë e madhe”.

Për pikat e forta të drejtuesit: “Forca e tij është karakteri i tij, dikush që flet me të gjithë dhe të bën të ndihesh shumë i rëndësishëm. Përpiqet të të ndihmojë për çdo gjë, por në të njëjtën kohë kërkon shumë. Nëse diçka nuk shkon mirë në stërvitje ose në një ndeshje ai përpiqet të zgjidhë situatën, të të ndihmojë të dalësh nga një moment i vështirë”.

Për çështjen e Maignan, të cilën Tare është thirrur ta zgjidhë sa më shpejt, Berisha shpjegoi: “Nuk do të hyj në çështje kontraktuale, por për mua Maignan mbetet një portier i madh. Më pëlqeu shumë në vitin e parë, ishte shkatërrues. Më pas u prek nga dëmtimet dhe nuk ishte si më parë, por cilësitë janë atje”.

Share This