Berisha: 6 tetori, dita që ecim drejt shpresës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në një tubimin qytetar, pranë banesës ku ai jeton, u shpreh se Ervin Salianji u burgos politikisht pasi guxoi të nxjerr në pah një nga vëllazëritë më të rrezikshme të drogës dhe mafias në Shqipëri dhe Ballkan, atë vëllezërve Xhafa.
Berisha, po ashtu vlerësoi dhe të dënuarin tjetër të dosjes “Babale”, gazetarin jetmir Olldashi, duke e cilësuar si të guximshëm. Berisha më tej u shpreh opozita e demokratët duhet të jenë bashkë përballë këtij regjimi dhe 6 tetori do të jetë dita e shpresës.
“I qorri maskën vëllazërisë së krimit, vëllazërisë Xhafa. Ervin Salianji nuk e mbajti në sirtar, regjistrimin e gazetarit guximtar, por e ndau me ne, e ndau me çdo shqiptar. U tha qytetarëve se unë përfaqësuesi juaj, do të bëj detyrën. Se unë përfaqësuesi juaj, nuk trembem, nuk tutem para asgjëje, as para vëllazërive mafioze të pushtetit Xhafa-Rama, Rama- Xhafa”, tha Berisha.
Berisha tha se të gjithë duhet të ngrihen në një betejë pa kthim.
“6 tetori po vjen. 6 tetori është dita e vegjëlisë kundër tiranisë. Është dita e qytetarëve kundër hajdutëve. Është dita e demokratëve kundër geronëve. Është dita në të cilën ne, nisim betejën pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira. Është dita që nisim marshin drejt fitores. Është dita që ecim drejt shpresës, të ardhmes dhe historisë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.