Beqiri për Vjosa Osmanin: Largimi i saj nga LDK-ja na dha goditjen e madhe
Kandidati për deputet i LDK-së, Ismet Beqiri sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Beqiri largimin e Osmanit e quajti si një goditje të madhe për LDK-në, siç u shpreh ai, në aspektin elektoral.
“Sigurisht që ka ndikuar edhe zonja Osmani, nuk kontestohet, duhet me e pranu këtë. Në këtë rrugëtim e sipër, është rregull i imi që i respektoj vendimet e partisë, jo si një i verbër, në kuptimin pavarësisht është mirë apo keq, por kur vendos shumica në parti flas, i respektoj vendimet”.
“Unë mendoj që goditjen më të madhe në aspektin elektoral dhe rënien më të madhe ne e kishim pas largimit të Vjosës. Largimi i saj nga LDK-ja neve na dha goditjen e madhe, edhe disa arsye të tjera, njëfar ndëshkimi, njëfar euforie dhe jemi këtu ku jemi”, tha Beqiri.