Benzema thyen heshtjen: Në Arabi jam në paqe
Karim Benzema ka folur sërish pas një heshtjeje të gjatë. Dhe këtë e ka bërë me një intervistë për “GQ Middle East”, të publikuar më pas në profilet e tij në rrjetet sociale.
Asnjë referencë për Al-Ittihad, por vetëm fjalë për vendin ku ndodhet dhe një koment për Saudi Pro League.
“Arabia Saudite është një vend i jashtëzakonshëm, unë jam në paqe këtu, është një sfidë e re që më pëlqen, një projekt afatgjatë dhe në një vend mysliman. Unë nuk jam vetëm një futbollist këtu në Arabinë Saudite, unë jam edhe një ambasador”.
“Unë jam këtu për të sjellë lojtarë të tjerë të mëdhenj evropianë në të ardhmen e afërt, edhe nëse ka tashmë disa. Sfida është të ngremë nivelin e këtij kampionati dhe ta çojmë në atë të turneut europian”.
E për daljen në pension shprehet: “Koha do ta tregojë, por unë do të jem ai që do të zgjedh kur të përfundojë karriera ime. Do të doja të kujtohesha si dikush që nisi nga fundi dhe u ngjit në krye i vetëm, pavarësisht pengesave që hasi. Është diçka që më bën vërtet krenar”.