
Benzema ‘shuplak’ Ronaldos, zgjedh ‘Fenomenin’ më të mirin e historisë
Debati mbi lojtarin më të mirë në historinë e futbollit është rikthyer sërish, dhe këtë herë Karim Benzema ka dhënë mendimin e tij personal, duke preferuar braziliani Ronaldon i njohur me nofkën ‘Fenomeni’ para ish-bashkëlojtarit të tij, te Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
“Secili ka mendimin e tij. Nëse Cristiano Ronaldo mendon se është më i miri, atëherë ai është i lirë të thotë çfarë të dojë… Për mua, më i miri është Ronaldo i Brazilit”, ka thënë sulmuesi francez në një prononcim për “TNT Sports BR”
Benzema shtoi se nuk është i prirur të bëjë krahasime mes lojtarëve.
“Nuk më pëlqen aspak të krahasoj futbollistët, pasi besoj se secili ka historinë e vet”, theksoi ai.
Ky koment i Benzemasë mund të shihet si një “shuplakë” në distancë për Cristiano Ronaldon, me të cilin ndau sukseset në Madrid për më shumë se një dekadë.
Megjithatë, francezi ka shprehur gjithmonë admirimin e tij për legjendën braziliane, i cila la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit.