Presidenti Ademi me futbollistët e Kombëtarës së të verbërve, ky është mesazhi i tij

Presidenti Ademi me futbollistët e Kombëtarës së të verbërve, ky është mesazhi i tij

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë me dije se në ambientet e FFK-së është mbajtur trajnimi anti-doping për Kombëtaren e të verbërve.

“Me këtë rast i takova futbollistët e kësaj kombëtare dhe shpreha edhe një herë mirënjohjen për vullnetin e tyre që të përfaqësojnë Kosovën në të gjitha garat evropiane edhe këtë vit”.

“Gjithpërfshirja është njëra nga qëllimet kryesore të FFK-së dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë gjithmonë afër të gjitha kategorive që t’ju mundësojmë te shijojnë magjinë e lojës së futbolli”, ka shkruar Ademi në “Facebook”

Share This