Benzema, rikthim për t’u harruar, autogol dhe kritika
Benzema është kthyer në fushë. Sulmuesi francez u fut dje në fushë nga Al Ittihad për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë, të luajtur kundër skuadrës nga Uzbekistani, Navbahor Namangan.
Ish-Topi i Artë i mungonte prej dy muajsh, kur u largua pas tensioneve me drejtuesit e klubit saudit. Verdhezinjtë festuan kalimin në turin tjetër, por fillimi i takimit nuk ishte pozitiv për Benzema.
Benzema në fakt hapi ndeshjen, por ngatërroi portën. Francezi firmosi avantazhin për miqtë me autogol. Në fund, Al Ittihad mori rezultatin falë fitores përfundimtare 2-1, me golat e Hamdallah dhe Tabatadze, që firmosën përmbysjen.
Benzema arriti të gjejë rrugën e rrjetës në fund, por që u anullua për shkak të një pozicioni të parregullt.
Megjithatë, tifozët sauditë vazhdojnë të kritikojnë sulmuesin, i cili ka treguar paraqitje shumë larg pritshmërive.