Benzema: Nuk ka skuadër më të fortë se Reali! Mbappe? Unë e dija…
Karim Benzema kaloi 14 vite të jashtëzakonshme te Reali i Madridit, klub me të cilin fitoi gjithçka. Duke mbërritur të siguronte edhe Topin e Artë në 2022.
Sulmuesi i njohur francez po përgatitet për sezonin e dytë në Arabinë Saudite tek Al-Ittihad, ndërkohë që ka nostalgji për “Los Blancos”.
Ekip të cilin e konsideron më të mirin në botë. Nuk mungon një koment për bashkatdhetarin e tij Kylian Mbappe, afrimi i madh i Realit në merkato.
“Lojtarët vijnë e shkojnë, gjithmonë është kështu. Kishte ardhur edhe momenti im të largohesha nga Reali. Sigurisht që kur kthej kokën pas ndiej vetëm gëzim e lumturi.
Reali i Madridit është gjithmonë ekipi më i fortë në botë. Edhe në sezonin e fundit ata treguan forcën e tyre. Dominuan dhe u shpërblyen me fitimin e kampionatit dhe Championsit.
Shoh vërdallë dhe nuk arrij të gjej ndonjë ekip që mund të bëjë më mirë se Reali. Ata kanë gjithçka që u duhet: futbollistë, trajner dhe president.
Mbappe? Gjithmonë kam menduar se herët apo vonë ai do të luante me Realin”, përfundoi 36-vjeçari. /SS/