Benzema kthehet në çështje shtetërore, s’largohet nga Arabia
Një çështje e shtetërore, ose më saktë, e futbollit shtetëror. Arabia nuk mund ti lejojë vetes humbjen e Karim Benzema.
Imazhi dhe perspektiva e një lëvizjeje pa histori dhe traditë, por me shumë e shumë para janë në rrezik.
Dhe kështu ai që menaxhon, shpenzon dhe shpërndan këto para, ka vendosur të ndërhyjë.
Kjo është raportuar sot nga “RmcSport” dhe “L’Equipe”, duke përshkruar se si fondi sovran saudit Pif ka ndaluar çdo mundësi të kthimit të sulmuesit francez në Evropë.
Benzema duhet të qëndrojë te Al-Ittihad, mosmarrëveshjet duhet të rregullohen (paratë janë gjilpërë dhe fije gjithmonë të dobishme kur është e nevojshme) dhe duhet të sigurohet që ai të kthehet në fushë së shpejti, madje që në 4 shkurt në çerekfinalen e Kupës së Mbretërve kundër Al-Faisaly.
I mbyllur në kafaz, me pak fjalë. Por kjo mund të jetë e mjaftueshme. Nga ana tjetër, duke lënë mënjanë zërat, rikthimi në Evropë i ish-lojtarit të Real Madridit nuk ka qenë asnjëherë një çështje e lehtë. Chelsea fillimisht dhe pastaj edhe Reali tentuan sulmuesin francez, pa harruar edhe Lionin, madje qarkulluan zëra edhe për një interesim të Interit.
Thashetheme të mira për të hapur rrugën, por asgjë konkrete, të shoqëruara me mohime në kohë.
Tani, është e qartë, nuk mund të ketë asgjë përfundimtare deri në përfundim të merkatos, sepse një çështje shtetërore shkon përtej sportit dhe zemërimit të individëve.