Benzema është zhdukur, askush nuk e di se ku ndodhet

Benzema është zhdukur, askush nuk e di se ku ndodhet

Karim Benzema po përjeton një situatë të pabesueshme tek Al-Ittihad.

Pas mbërritjes në verë, me një rrogë përrallore dhe gëzimin e fansave, tashmë duket se lidhja është shkatërruar. Paraqitjet e dobëta dhe kritikat e ashpra nga tifozët në periudhën e fundit duket se e kanë shtyrë Benzeman të marrë një vendim të bujshëm.

Burime pranë skuadrës dhe lojtarit, në fakt flasin për një arratisje nga Jeddah, qyteti që pret AlIttihad.

Ish-lojtari i Real Madridit nuk është parë në seancat e fundit stërvitore të trajnerit Marcelo Gallardo.

Megjithatë, arsyet dhe qëllimi i kësaj arratisjeje nuk dihen dhe askush nuk e di saktësisht se ku ndodhet sulmuesi francez. Jo vetëm kaq, llogaria e Benzemës në Instagram është zhdukur, fshirë totalisht dhe nuk gjendet askund. Një tjetër pjesë që ushqen misterin e kësaj situate.

Benzema shënoi 12 gola dhe dha 5 asiste në 20 ndeshje për Al-Ittihad, por kjo nuk mjaftoi për të përmbushur pritshmëritë që ishin krijuar pas transferimit të tij në skuadrën e Arabisë Saudite, raporton telesporti.

Paraqitjet e tij zhgënjyese në Botërorin e fundit të Klubeve dhe veçanërisht kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos, gjeneruan një ortek kritikash, që çuan pikërisht në këtë situatë paradoksale.

 

Share This