Benjamin Pavard pranë kalimit te Man United
Qendërmbrojtësi Benjamin Pavard është duke iu afruar transferimit te Manchester United nga Bayern Munich.
Francezi që luan edhe në pozitën e krahut të djathtë është i hapur për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”, ku pëlqehet nga Erik ten Hag.
Sipas “Bild”, Pavard dëshiron të luajë më shumë dhe duke marrë parasysh largimin e Harry Maguire shihet si favoriti për të ateruar në “Old Trafford”.
Man United është në negociata me Bayern Munichun, në një marrëveshje që mund të mbyllet për 26 milionë funte.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse mund të mbyllet ndonjë marrëveshje, pasi klubi anglez ka krijuar një listë ku ndodhet edhe ylli i Nice Jean-Clair Todibo.