
Benjamin Imeri, gati për ndeshjen më të madhe në WBO
Fjala është për 21-vjeçarin Benjamin Imeri, i cili ka lindur në Gostivar të Maqedonisë. Që moshën 16-vjeçare nisi debutimin në sportet luftarake, ku në verën e vitit 2022 u përballë kundër kampionit evropian në kikboks.
Ai ka zhvilluar nëntë ndeshje në boksin profesionist ku ka pasur vetëm fitore.
Imeri ka zgjedhur të jetojë dhe njëkohësisht të përgatitet në Berlin të Gjermanisë, ndërsa vetëm pak ditë më parë ai mori vesh se ka fituar të drejtën të sfidohet me titullin WBO, federatë kjo më prestigjioze në botën e boksit, ku do të jetë për titullin Youth, apo thënë ndryshe për të parin e botës deri në moshën 25-vjeçare. Benjamin Imeri është kushëri i një prej personazheve të njohur të showbizit evropian, konkretisht Sado Maksuti.
Kështu falë punës dhe përkushtimit të tij ai deri këtu arritur duke pasur ndeshje të forta kundër emrave si Siarhei Huliakevich nga Bjellorusia i cili ka qenë kampion Evropë dhe numër një në WBC, të cilin Benjamini ynë e ka mposhtur në raundin e 3-të. Ai po bëhet gati për sfidën më të madhe dhe më të rëndësishme pasi do të sfidohet për titullin kampion bote në shtetit ku ky sport ka arritur majat siç është Anglia, pra në Londër, më 28 qershor e deri tash i janë propozuar tre emra të fortë ku njëri do të jetë përballë shqiptarit.
Imeri ka pasur deri tash vetëm fitore ndërsa urojmë dhe besojmë se edhe kjo ndeshje do të jetë fitorja më e madhe për të e ku do të na bëjë krenarë të gjithëve, sidomos ne shqiptarëve.