Bellingham sfidon të kaluarën, flet edhe për Mbappe-n

Bellingham sfidon të kaluarën, flet edhe për Mbappe-n

Një në intervistë përpara finales së Ligës së Kampioneve, Bellingham, tregon se sa e veçantë do të jetë të luajë në ‘Wembly’, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmundit.

Futbollisti anglez tregon edhe pirtshmëritë për ardhjen e Mbappe te Reali.

Jude Bellingham është votuar si lojtari më i mirë i sezonit në La Liga. 20-vjeçari luajti një rol kryesor në udhëheqjen e Realit të Madridit drejt fitimit të titullit të 36-të në kampionatin spanjoll.

“E di që është një çmenduri se si ndodhi që arritëm deri në finalen e Londrës. Do të përballem pikërisht me Dortmundin. Nga Gjermania ka shumë faktorë që janë një pasqyrim i mirë i së kaluarës sime, edukimit tim në futboll dhe në jetë gjithashtu. Do të jetë vërtet një ndeshje shumë e veçantë dhe interesante për mua. Të shtunën do të më duhet të përpiqem të heq emocionet dhe të fokusohem vetëm në lojë. Borussia ka lojtarë vërtet të rrezikshëm. Unë e njoh nga afër cilësinë e individëve. Ata e meritojnë të jenë këtu në finale ashtu si edhe ne. Është e rëndësishme që ta marrim sfidën shumë seriozisht”, ka thënë Bellingham.

Përsa i përket ‘Topit të Artë’ dhe ardhjes së Mbappe-s te Reali, Bellingam tha se nuk është i shqetësuar për ‘Topin e Artë’. Ndërsa për transferimin e Mbappe-s thotë se do të jetë emocionuese.

“Nuk jam shumë i shqetësuar për ‘Topin e Artë’. E di që mund të argëtoj tifozët, por askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se Vinicius. Ndërsa për Mbappe mendoj se ardhja e tij te Reali do të jetë me të vërtetë emocionuese. Mendoj se të kesh një lojtar të tillë në skuadër padyshim që do të na çonte në një nivel tjetër. Do të ishte kënaqësi të luanim me të”, ka pohuar Bellingham.

Share This