Bellingham po thyen një rregull të rreptë të La Ligas në çdo ndeshje që luan për Real Madridin
Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham po thyen kodin e veshjes në La Liga në çdo ndeshje që ai po luan.
Bellingham është bërë pjesë e “Los Blancos” nga Borussia Dortmundi gjatë verës dhe shumë shpejtë është shndërruar në njërin nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.
Ylli anglez ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje, duke ndihmuar Real Madridin që të jetë lider në elitën e futbollit spanjoll.
Sidoqoftë, Bellingham nuk ka qenë në dijeni të një rregulli jo shumë të njohur në Spanjë.
20-vjeçari e ka ndjekur trendin e disa futbollistëve përgjatë viteve të fundit duke grisur çorapet të cilat i veshin gjatë ndeshjeve.
Lojtarët e bëjnë këtë për të vetmen arsye për të mbrojtur muskujt e këmbës. Vrimat në çorape mundësojnë lirimin e tensionit nga këmbët e tyre dhe zvogëlojnë probabilitetin e ngërqit si dhe lëndimeve muskulore.
Sipas asaj që raporton medium spanjoll AS, kjo në fakt është kundër rregullave të La Ligas, pasi lojtarët nuk lejohen që të futen në fushë me fanella apo çorape të grisura.
Mirëpo, anglezi nuk do të ndëshkohet për këtë gjest meqë thuhet se shefi i La Ligas e ka “mbyllur syrin” pasi që është në dijeni të kaosit medial që do të shkaktohej, në rast se detyrojnë lojtarët të veshin çorapet kundër dëshirës së tyre.
Në mesin e lojtarëve që hapin vrima në çorapet e tyre janë edhe bashkëkombasit e Bellingham, Bukayo Saka, Conor Gallagher dhe Kyle Walker. /telegrafi