Bellingham pas fitores ndaj Union Berlin: Treguam mentalitet të fortë

Bellingham pas fitores ndaj Union Berlin: Treguam mentalitet të fortë

Supertalenti anglez Jude Bellingham është duke treguar formë të përkryer në Real Madrid.

Ish-ylli i Borussia Dortmundit sërish ishte vendimtar në fitoren e “Los Blancos” kundër Union Berlin, ndeshje kjo e zhvilluar mbrëmë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Anglezi në një intervistë për “Movistar”, tha se skuadra e tij, tregojë mentalitet të fortë në duel me skuadrën gjermane.

Bellingham, i cili deri tani ka shënuar gjashtë gola në fanellën e Real Madridit, thotë se gola nuk janë objektiv kryesor i tij, por misioni i tij është suksesi i skuadrës madrilene.

“E dënim se do të kishim shanse në fund, për aq kohë sa u munduam. Ishte një ndeshje në të cilën duhej të lëviznim topin dhe të zinim hapësira. Në fund ia dolëm, treguam një mentalitet të fortë dhe një përpjekje të mirë për të marrë fitoren”, ka thënë Bellingham.

“6 golat e sezonit deri më tani? Nuk është objektivi im kryesor, dua të krijoj raste për skuadrën. Shpresoj që kjo seri të vazhdojë. Shokët e skuadrës, stafi, fizioterapistët, të gjithë më pritën shumë mirë. Unë jam një djalë i turpshëm, por u përshtata shpejt nga sa mendoja”, ka theksuar Bellingham.

Share This