Bellingham para finales me Dortmundin: Kam ardhur këtu për të përjetuar mbrëmje si ajo në ‘Wembley’

Bellingham para finales me Dortmundin: Kam ardhur këtu për të përjetuar mbrëmje si ajo në ‘Wembley’

“Finalja e Champions League është arsyeja pse erdha këtu”.

Jude Bellingham e tha qartë gjatë “Media Day” te Real Madrid të mbajtur sot në kuadër të ndeshjes kundër Borussia Dortmund më 1 qershor në ‘Wembley’.

“Është një ndeshje shumë e veçantë për mua dhe do të më duhet të lë mënjanë emocionet e mia”, tha ai.

Në fakt, mesfushori u largua nga verdhezinjtë në verë për të mbërritur në Spanjë, duke shpjeguar, siç raporton Marca, se nuk kishte folur me ish-shokët e tij në periudhën e fundit: “Nuk kam folur me asnjë prej tyre këtë javë. Vetëm pak kohë më parë me Jadon Sanchon i thashë se do të takoheshim në Londër për finalen. Janë njerëz që më pritën shumë mirë kur mbërrita atje dhe kjo do të thotë shumë për mua”.

Pastaj ka vend për vitin e tij të parë me fanellën e Los Blancos që do të përfundojë në Wembley: “Ishte një sezon i mrekullueshëm. Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Champions League dhe të shënoj me këtë fanellë, sepse Real Madridi është gjithmonë i lidhur me historinë e këtij kompeticioni. Në finale do të jetë e rëndësishme të luash me më të mirën tënde dhe jam i sigurt që stafi po analizon gjithçka për të fituar, kam besim 100%”. /rtsh/

Share This