
Bellingham ndiqet nga klubet e mëdha angleze
Sulmuesi i Sunderlandit, Jobe Bellingham, raportohet se po ndiqet nga klubet e mëdha të Premier League-s.
Sipas medieve britanike, Manchester United dhe Arsenal javën e kaluar kanë dërguar skautë për ta monitoruar lojtarin nga afër.
Bellingham ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 74 ndeshje me fanellën e Sunderlandit.
Mesfushori anglez ka një kontratë me Sunderlandin deri në vitin 2028.
Përveç tij, United dhe Arsenal po ndjekin edhe bashkëlojtarin e tij të skuadrës, Chris Rigg.