Bellingham fiton çmimin lojtari më i mirë i ri
Supertalenti i Real Madridit, është zgjedhur lojtari më i mirë i ri (Kopa TRopy), nga Gazeta e famshme franceze ‘France Football’.
Këtë çmim anglezi e mori në ceremoninë sportive “Topi i Artë” që po mbahet në Paris.
Bellingham, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmund, është duke shkëlqyer në sezonin e tij të parë në fanellën e “Los Blancos”, ku deri tash ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje të zhvilluara me gjigantin spanjoll.