Bekë Berisha: Qysh çohet burri me musteqe i thotë babë Kurtit
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar në Kuvend tubimet e kryeministrit Albin Kurti me shqiptarë në Gjermani.
Ai ka thënë se 75 mijë shqiptarë në Prishtinë e kanë pritur njëlloj edhe liderin e dikurshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Titon.
“Shoku Tito qaty i ka mbledhë… nja 75 mijë shqiptarë kanë dalë e kanë pritë qeshtu. Edhe atij i kanë thanë babë”, ka thënë ai.
Atij ia ka marrë vëmendjen një person, që ka thënë se i thoshte “babë” Kurtit.
“Po qysh çohet burri me musteqe e pisket ‘baba, baba’, e nuk e ka babë atë. E sheh baba i vetë biologjik tu i thanë babë dikujt, e ai duke e dështu shtetin”.
“Sa duhet me pasë urrejtje, pezm, hidhërim njeriu për vendin e vet, me i thënë ‘baba’ Albin Kurtit”, ka thënë Berisha.