Bejtullahu do të ndajë drejtësinë në duelin Hungari U21 – Malta U21
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, vazhdon t’i besoj gjyqtarëve kosovare ndarjen e drejtësisë në sfidat ndërkombëtare.
UEFA ka deleguar Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që gjykojë ndeshjen e kualifikimeve për Evropianin U21, Hungaria – Malta.
Ky duel që do të luhet të enjten do të zhvillohet në stadiumin “Hidegkuti Nandor Stadion” në Budapest dhe do nis në orën 20:00.