Behrami publikon videon e rrallë të Thaçit, e cilëson mbajtjen e tij nga Haga si padrejtësinë më të madhe të shekullit

Behrami publikon videon e rrallë të Thaçit, e cilëson mbajtjen e tij nga Haga si padrejtësinë më të madhe të shekullit

Në Ditën e Presidentit, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka shkruar për procesin gjyqësorë në Hagë, duke e cilësuar si padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli.

Behrami publikoi një video në Facebook që e kishte realizuar në ditën e fundit të dhënies së deklaratës së Presidentit Thaçi para “Prokurorisë fashiste” siç e quan ai.  Në video dëgjohen thirrjet “President ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”.

“Kam dashur ta ruaj për ditën kur të shpallet i pafajshëm, por e kam publikuar para disa vjetëve. Kurrë s’e kisha besuar që një proces gjyqësor, me kaq shumë ‘perëndimorë’, mund të prodhojë padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli. Gjykata Speciale duhet të shndërrohet në muze të përndjekjes politike – vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit dhe të shoqërisë tonë shqiptare! Megjithëkëtë, dielli do të lindë përsëri!”, shkroi ai.

Ndër tjerash, Behrami shkroi se “nga kjo derë për t’u rikthyer sërish si president i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”.

Share This