
Behrami: Kurti po udhëhiqet nga doktrina e viktimizimit, njësoj si Vuçiqi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për promovimin e një qasjeje politike që, sipas tij, bazohet në viktimizim dhe jo në vlerat e lidershipit fitues.
Në Debat Plus, Behrami ka deklaruar se Kurti është kryeministri i parë në historinë e Kosovës që udhëhiqet nga doktrina e viktimizimit.
Teka ka shtuar se kjo doktrinë ka qenë tipike për politikën serbe, Behrami ka theksuar se presidenti serb Aleskandër Vuçiq është personifikimi i saj më i spikatur.
“E kemi një kryeministër për herë të parë në historinë e Kosovës që nuk udhëhiqet prej do vlerave të fituesit, por prej vlerave të viktimizimit. Edhe nëse e shohim rajonin, doktrinë e viktimizimit gjithmonë e ka përdoru dikush tjetër, jo shqiptarët. Edhe asnjëherë një herë një kryeministër shqiptar.
Doktrina e viktimizimit ka qenë doktrinë serbe. Dhe nëse ka një kryeministër që personifikon këtë doktrinë të viktimizimit është Aleksandër Vuçiq. Nëse e shikoni Vuçiqit ai viktimizohet për çdo gjë…”, ka thënë Behrami në Debat Plus.