Behrami akuzon Kurtin: E ka shndërruar Kosovën në “Banana Republik”, durimi po soset

Behrami akuzon Kurtin: E ka shndërruar Kosovën në “Banana Republik”, durimi po soset

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit politike dhe moskonstituimit të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami e ka akuzuar Kurtin se me veprimet e tij po e dëmton funksionimin institucional të vendit.

“I udhëhequr nga doktrina serbe, i kapluar nga frika e humbësit, Albin Kurti, Kosovën e ka shndërruar në ‘Banana Republik’!”, ka shkruar Behrami.

Deputeti i PDK-së ka paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të reagimeve, duke theksuar se durimi i qytetarëve dhe i opozitës, sipas tij, po arrin në fund.

“Durimi po soset. Protestat do të bëhen veprime të pashmangshme me këtë okupues të institucioneve!”, ka deklaruar ai.

Share This