
Behije Mustafa rrëmben medaljen e argjendtë në Evropian
Pas Lijana Isenit, është karateistja Behije Mustafa që arrin një tjetër sukses në Evropianin e karatesë për grup-moshat deri 21 vjeç.
Mustafa rrëmbeu medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 68 kg.
Garuesja jonë u mund në finale nga gjermania Hannah Riedel, megjithatë, medalja e argjendet është një sukses i madh për garuesen tonë.
Dueli finale dhuroi një përballje interesante dhe se fituesja e këtij meçi u shpall me vendim të gjyqtarëve. Tre gjyqtarë anësorë e vlerësuan fituese gjermanen e njëri karateisten kosovare.
Behije Mustafa arriti katër fitore të shtunën për të arritur në finale. Mposhti karateiste nga Franca, Serbia, Danimarka e Turqia.