Beha për Brrutin: Mos na hidhni hi syve, u larguat nga Kosova jo për flamur por për interesa personale

Beha për Brrutin: Mos na hidhni hi syve, u larguat nga Kosova jo për flamur por për interesa personale

Futbollisti i Malishevës, Etnik Brruti ka marrë vendim që ka braktisë Kosovën U21 aty ku ishte kapiten për t’ju bashkuar Shqipërisë.

Në kohën kur ai pritej të bëhej edhe pjesë e ekipit të parë të Kosovës, Brruti ka vendosur ta tradhtojë atë.

Gazetari dhe tifozi i Kosovës i Kombëtares së Kosovës, Besian Beha ka kritikuar fortë këtë vendim të futbollistit kosovar.

“Lojtarët që kanë bërë një zgjedhje, kanë vendosur për Kosovën, janë bërë kapiten, për arsye të interesave të tyre, mos te na hedhin hi syve kur e ndërrojnë fanellën. Ata nuk shkuan te Shqipëria se “i duan ngjyrat kuq e zi”. Shkuan sepse e vendosën karrierën dhe interesin e tyre përpara”, ka shkruar ndër të tjera Beha në facebook.

Postimi i plotë:

Edhe nje tjeter…🇽🇰🇦🇱

U zgjova me lajmin se nje lojtar, kapiten i Kosoves U21 paska vendosur te luaje per Shqiperine. Ne rregull! Ne parim une mendoj qe secili lojtar i Kosoves duhet ta kete zgjedhje te pare Kosoven dhe veç Kosoven.

Mirepo, nese dikush e ndjen, ka bindje, qe Shqiperia duhet te jete kombetarja per te cilen ai luan, e ndjen flamurin a himnin, prap e respektoj shume vendimin e tij. Por, lojtaret qe kane bere nje zgjedhje, kane vendosur per Kosoven, jane bere kapiten, per arsye te interesave te tyre, mos te na hedhin hi syve kur e nderrojne fanellen. Ata nuk shkuan te Shqiperia se “i duan ngjyrat kuq e zi”. Shkuan sepse e vendosen karrieren dhe interesin e tyre perpara. Nese do ta donin Shqiperine e ngjyrat, atje do te shkonin nga fillimi.

Levizjet nga njera kombetare ne tjetren, tregojne sa “tregtare” jane ata qe duan interesin e tyre te na shesin per patriotizem. Shantazhet per minuta, per hapesire, per loje, zakonshem po perfundojne me nderrim kombetaresh. Kjo nuk eshte dashuri per Shqiperine, e as mungese dashurie per Kosoven dhe PIKE. Andaj, mos te shet askush pallavra.

Federata e Futbollit e Kosoves duhet t’i hap syte e te krijoje nje plan qe lojtaret tek te cilet ka investuar te mos largohen. Ashtu siç lojtaret qe po largohen kinse per “ngjyrat e flamurin’, duhet ta kujtojne se pas pak kohesh Serbia e Shqiperia do ta organizojne nje Evropian se bashku. Andaj, te pakten na kurseni nga hipokrizia. 🇽🇰🇦🇱

Share This