Befason ish-trajneri i Messit: Ronaldo është ende lojtari më i mirë në botë
Ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka marrë pjesë në debatin Lionel Messi – Cristiano Ronaldo.
Portugezi ktheu vitet pas kur ekipi i tij Al Nassr u përballë me Al-Duhail në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Ronaldo asistoi fillimisht për Anderson Taliscan për golin e parë, para se të shënonte vetë dy herë në pjesën e dytë për fitoren dramatike me rezultat 4-3.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Al-Duhail, Galtier, nuk mund të mos lavdëronte Ronaldon, pavarësisht humbjes së skuadrës së tij.
“Kur përballesh me Ronaldon, nuk mund të bësh shumë”, tha francezi.
“Ai shënoi dy gola të bukur, nuk kam fjalë për ta përshkruar”.
Galtier vazhdoi duke e përshkruar pesë herë fituesin e Topit të Artë si “lojtarin më të mirë në botë”.
“Ajo që ai bëri është e jashtëzakonshme për një 38-vjeçar. Ai është ende lojtari më i mirë në botë,” shtoi 57-vjeçari.
Galtier punoi së bashku me Messin teksa ai drejtonte PSG-në sezonin e kaluar, por iu shfaq dera e daljes menjëherë pas largimit të 36-vjeçarit në korrik.
Messi, i cili ka rizbuluar formën e tij më të mirë në Inter Miami në Amerikë këtë sezon, pati një fund të hidhur të jetës në Francë, pasi dështoi të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Por pas largimit nga klubi, Galtier ishte falënderues ndaj fituesit të Kupës së Botës, duke e përshkruar atë si “lojtarin më të mirë në historinë e futbollit”.
Në të vërtetë, fjalët e Galtier kundërshtojnë plotësisht komentet e tij më të fundit për Ronaldon.
“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit”, kishte thënë ai për Messin në qershor.