“Befasia” e Haradinajt: UÇK-ja doli në publik më 27 nëntor, jo më 28
28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, megjithëse kjo qe bërë një ditë më herët.
Këtë e thotë një nga burrat që doli fytyrë hapur, Daut Haradinaj, e që 27 nëntorin e kujton si datë fort me vlerë, gjersa kujton reagimin e komandantit legjendar, Adem Jashari, në atë moment, raporton Klan Kosova.
Kjo dalje ishte e domosdoshme për t’i hequr dilemat mbi misionin e UÇK-së.
Efektin e vet e arriti, e kërkesat për t’u uniformuar qenë të pallogaritshme.
Haradinaj pret që në përvjetorët tjerë t’i bashkohet në shënim edhe Rexhep Selimi e të tjerët që po gjykohen në Hagë.
Selimi, Haradinaj e Mujë Krasniqi, janë ushtarët e parë që dolën publikisht, dhe kjo në varrimin e mësuesit të vrarë, Halit Geci, 27 vjet më parë. /Klankosova.tv