Bedri Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo vit do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka mbajtur takime me biznesmenë dhe studentë.
Hamza ka thënë se në Gjilan dhe gjithandej Kosovës, do t’i mbështesë bizneset dhe punëtorët, sepse ekonomia jonë varet nga suksesi i tyre.
Ai ka thënë se me grante investive do t’i mbështes bizneset deri në 30% të shumës totale të investimeve dhe pagesa e TVSH-së do të bëhet në brendi të Kosovës, jo më në kufi, siç është edhe tani.
Pas takimit me biznesmenë në Gjilan, Hamza ka takuar edhe studentë të kësaj komune.
Ai ka treguar se do ta krijojë Fondin Shtetëror të Bursave dhe çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve për t’i ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit.